Pavarësisht se Keir Starmer mban një qëndrim kategorik kundër dorëheqjes, rivalët po punojnë intensivisht për të ngritur kampet e betejës për largimin e tij.
Me hapa të rëndë drejt kryesimit të këtij rebelimi po ecën kryebashkiaku metropolitan i Mançesterit, Andy Burnham, i cili shpalli hapur ambicien për t’i zënë vendin Starmerit në krye të Laburistëve.
Ai ka siguruar mbështetjen e fuqishme të ish-ministrit të Shëndetësisë, Wes Streeting, i cili deklaroi se Burnham është shansi më i mirë për të ringritur partinë.
Megjithatë, për të kandiduar për kryetar dhe për të marrë postin e Kryeministrit, Burnham duhet së pari të largohet si kryebashkiak metropolitan dhe të fitojë një vend në Parlament.
Për t’i hapur rrugë, deputeti laburist Josh Simons ka dhënë dorëheqjen nga zona e Makerfield-it, duke mundësuar zgjedhje të parakohshme në gjysmën e dytë të qershorit.
Ndërsa tregjet financitare kanë reaguar me rënie të paundit nga frika e kësaj lëvizjeje, analistët theksojnë se koha e Starmer-it ka mbaruar dhe ai nuk do t’i udhëheqë më laburistët në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
TV Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 