Një antibiotik i gjeneratës së re, vret bakteret patogjene, por ruan bakteret e mira pa i prekur ato.
Antibiotiku “Lolamicina” ka rezultuar se neutralizon një pjesë të madhe të superbaktereve spitalore, duke evituar infeksionet sekondare, ose mikroorganizmat e mirë intestinale.
Rezulatatet janë pas analizave tek kaviet në laborator, dhe puna studimore është publikuar në revistën Nature.
Antibiotikët që sot marrim për të luftuar infeksionet, në shumë raste shpëtojnë jetë, por kanë edhe efekte anësore në organizëm, pasi zhdukin pikërisht edhe bakteret e mira, dhe duke u prekur flora intestinale, favorizohet moltiplikimi i patogjenit.
Gjithashtu pasoja ka për shqetësimet të lidhura me aparatin tretës, veshka, mëlçi etj.
Në provat laboratorike antibiotiku “Lolamicinë”, ka neutralizuar deri në 90% të superbaktereve rezistente, dhe gjithashtu ka shpëtuar nga septicemia 100% të kafshëve, nga pneumonia deri në 70% efikas, pa sjellë ndryshime në përbërjen e mikrobiomës intestinale dhe duke ruajtur të paprekur mbrojtjen imunitare.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 