Krijohet harta dydimensionale e universit, me 5.6 trilionë pikselë dhe 4 mld objekte qiellore.

Do të shërbejë si bazë e hartës së re 3D me të cilën do studiohet energjia e errët. Janë dashur 13 vite për të përmbushur dhe kompletuar punën mbi të, dhe mbulon rreth 75% të qiellit në dritë të dukshme e në rreze të kuqe. Gjithashtu ofron një pamje të thelluar të universit ekstragalaktik, duke tejkaluar edhe errësimin apo zbehjen nga yjet dhe vetë Rruga e Qumështit.

Deri më sot janë kryer 1800 studime shkencore dhe përpunime të këtij hartëzimi dhe është realizuar duke kombinuar 260 mijë pamje të marra nga tre vëzhgime masive astronomike tokësore.

Për shumë vite kjo do të jetë harta zyrtare dhe e kompletuar mbi të cilën do bëhen studime e vëzhgime të mëtejshme mbi fenomene të rralla si lentet gravitacionale, vrojtimi i supernovave dhe mbi të gjitha, të kuptohet më shumë mbi materien e errët.

Kjo është substancë e padukshme nga e cila përbëhet pjesa më e madhe e universit tonë, dhe bashkë me të, edhe energjinë e errët, që është forca drejtuese e zgjerimit të përshpejtuar të universit.

Klan News

/tvklan.al