E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet një nga çështjet për t’u zgjidhur te Interi në këtë merkato vere. Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu dhe klubi zikaltër po kërkon një zgjidhje përfundimtare për të.
Interi është i gatshëm ta shesë Asllanin për një shifër rreth 10 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një huazimi me të drejtë blerjeje. Në garën për 24-vjeçarin janë përmendur disa klube, por duket se hapi i radhës do të jetë sërish në Serie A.
Sassuolo është një nga destinacionet më të fundit të lidhura me emrin e tij, ndërsa më herët interes kanë shfaqur edhe Cagliari.
Sardët e kanë kontaktuar Interin për transferimin e mesfushorit, por kërkesa prej rreth 10 milionë eurosh ishte konsideruar e lartë.
Në janar, Girona kishte kërkuar informacion për situatën e Asllanit, duke e konsideruar atë si një alternativë për të përforcuar mesfushën, teksa së fundmi ka bërë një sondazh edhe Hull City në Angli.
Gjithsesi, për momentin duket se asgjë nuk është e zgjidhur, me Asllanin që ka në dispozicion edhe të paktën 2 javë për të vulosur të ardhmen.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
