Sali Berisha: “Brenda dy-tre javëve së bashku me qytetarin tuaj të parë do të presim shiritin e autostradës, Tiranë-Elbasan, autostradë kjo një investim prej 460 milionë dollarë, autostradë me katër korsi, me një tunel 2.4 kilometra, me një shpejtësi qarkullimi 120 kilometra në orë. Me Durim Hushin, kryetarin e ardhshëm të bashkisë suaj, dhe Lulzim Bashën, kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë, mikut tuaj, në pranverë të vitit 2013 do të bashkojmë Tiranën me Elbasanin. Këtë ditë, kreu i Partisë Socialiste, i cili ka varur në qafë një zinxhir të pafund sharjesh dhe shpifjesh, mendoi se do më fyente duke më quajtur drejtor komunaleje. Jo zotëri je gabim. Unë për qytetarin jam punëtor komunaleje. Ndjehem i privilegjuar, i bekuar nga Zoti t’u shërbej nga mëngjesi deri në darkë çdo qytetari të këtij vendi.”/tvklan.al












Botërori 2026 