Sali Berisha: “I nderuar president i PPE, Martens. I nderuar presidenti Valesa, kryetarë shtetesh dhe qeverish, kryetarë të partive të PPE. Së pari, dua t’u falënderoj për nderin që më keni bërë për të folur përpara kësaj plateje të nderuar, në këtë eveniment shumë të rëndësishëm për të gjithë Evropën. I drejtohem personalisht presidentit Valesa dhe i bëj një përshëndetje dhe direkte që vjen nga thellësia e shpirtit tim, e përshëndes me një fjalë: Tungjatjeta, që në shqip do të thotë jetë e gjatë. Këtë vit unë kam pasur shumë udhëtime dhe vizita në shumë prej kryeqyteteve të vendeve tuaja, kam takuar kryetarë shtetesh, qeverish, kryetarë partish e të tjerë personalitete të larta të Evropës dhe brenda meje në zemrën tim kam ruajtur këtë mirënjohje të madhe të vendit tim në rrugën e integrimit evropian. Në këtë muaj, në Prill, unë dhe vendi im në Strasburg kemi parë të bëhet realitet ëndrra euroatlantike e Shqipërisë. Shqipëria është bërë anëtare e plotë e NATO-s. Dy ditë më parë ne realizuam një hap shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria dorëzoi aplikimin e saj si vend kandidat për në BE me aprovimin dhe mbështetjen e vendeve dhe qeverive tuaja. Këto arritje janë të mundura falë ndihmës tuaj, asistencës tuaj, mbështetjes tuaj të madhe. Unë kam qenë në pushtet dhe katër vjet më parë. Erdha përsëri në pushtet. Vendi im në atë kohë duhej të përballonte pengesa shumë të vështira. Zoti president, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve në Qershor dhe unë bëj një premtim solemn për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ju, parti të PPE, të dërgoni vëzhgues. Shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për zgjedhje të lira e të ndershme për të lënë pas grindjet për zgjedhjet. Po ashtu, ndonëse jam i vendosur të pranoj dhe respektoj çdo vendim të kombit tim. Unë kam kënaqësinë t’ju informoj se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje sepse ata e dinë që vota majtas do të thotë të votosh për mure dhe ata nuk do të votojnë për mure. Ata do të votojnë për horizonte, për horizonte të cilat do të shndërrohen në realitet, horizonte që me ndihmën tuaj do të shndërrohen në realitet përsëri. Ju faleminderit shumë!”./tvklan.al