Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qeveria i ka kërkuar falje qytetarëve shqiptarë, për pamundësinë e shëtitjes së lirë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 18-19, koha kur Partia Demokratike do të vazhdoj ritualin e mitingjeve. Vetë kreu i qeverisë Ilir Meta u deklaroi gazetarëve, se policia do të veprojë ndaj dhunës së protestuesve, në momentin e duhur.   

Kryeministri Ilir Meta:- “Unë e kuptoj, që Partia Demokratike e mbetur është e shqetësuar pse policia është kaq e qetë dhe përse policia nuk vepron kur dëshiron zoti Berisha. Kjo qetësi është shenjë vendosmërie, gjakftohtësie dhe profesionalizmi dhe policia do të ndërhyjë atëherë kur do të jetë e nevojshme. Ka ardhur koha që politika e krimit ta pësoj nga ligji dhe nga zbatimi i ligjit. Po kështu dua të theksojë që qeveria që unë drejtojë ka marrë të gjithë përgjegjësitë politike, për të mbështetur forcat e rendit dhe të gjitha forcat e tjera të sigurisë, për të ruajtur institucionet shtetërore dhe rendin publik. Dua t’iu sigurojë, që zoti Berisha i ndien më shumë se kushdo gurët që po i bien në kokën e tij. Kjo është arsyeja që po shkon drejt vetëvrasjes përfundimtare politike”.

Në paraqitjen e projektbuxhetit për vitin 2001, Meta premtoi rritjen e pagave për policët dhe ushtarakët. Meta nuk parashikoi ndryshime të tjera qeveritare deri në Qershor./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame