Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryesia e forumit rinor eurosocialist, e cila është mbledhur sot pasdite nën drejtimin e kryeministrit Ilir Meta ka vendosur që javën e ardhshme të mblidhet Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i FRESH-it. Në një takim që zgjati për afro një orë, eurosocialistët kanë diskutuar rreth situatës aktuale, si dhe rreth rritjes së numrit të pranimeve të të rinjve në këtë organizatë. Pas takimit kryeministri Ilir Meta u shpreh:

Gazetarja:- Zoti kryeministër çfarë përcolli mbledhja e FRESH-it sot?

Kryeministri Ilir Meta:- “Mbledhja e FRESH-it përclli angazhim në rritje, në të gjitha kuptimet”.

Gazetarja:- A pati një diskutim për përfaqësimin e FRESH-it në konferencat e rretheve?

Kryeministri Ilir Meta:- “Nuk ka qenë ky problem kryesor, ka qenë vetë ripërtëritja organizative e FRESH-it dhe synimet e FRESH-it janë për të bërë të gjitha konferencat në rrethe dhe Kongresin brenda vjeshtës së këtij viti”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari