Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është mbledhur sot Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Eurosocialistëve. Në këtë takim është vendosur që Kongresi i të rinjve socialist të mblidhet në Shtator të këtij viti. Por deri atëherë erurosocialistët do ta organizojnë veprimin e tyre politik në Konferencat e rretheve, duke i dhënë përparësi konferencave në disa zona të vendit si Korça, Shkodra apo ndonjë rreth tjetër, në të cilat janë shfaqur mangësi të organizatave të FRESH-it.

Eurosocialistët kanë vendosur që të mbështesin qeverinë dhe partinë në zgjedhjet e pushtetit lokal. Ndërkaq ata vërejtën se nuk kanë mbështetjen e duhur nga të rriturit socialist në rrethe dhe për këtë arsye në këtë takim është kërkuar më shumë bashkëpunim midis forumeve të partisë dhe organizatave të FRESH-it./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari