Ylli i kinemasë hollivudiane Chuck Norris pati një mikpritës të veçantë në vizitën e tij në Hungari, vetë Kryeministrin Viktor Orban. Shefi i qeverisë hungareze i shërbeu aktorit amerikan, sot 78 vjeç, si guidë nëpër kryeqytetin Budapest.

Në takimin e tyre, ata gjetën shumë të përbashkëta. Çhuck Norris është i njohur për rolet e tij si boksier rruge. Për t’i treguar afrimitet, Orban tha se edhe ai e ndiente veten një luftëtar rruge. Orban i rrëfeu Çhuck Norrisit se origjina e tij nuk ishte nga klasat elitare, por ishte një politikan i veçantë që vinte nga fshatrat rreth Budapestit.

Të dy panë nga afër edhe stërvitjet e trupave elitare të ushtrisë hungareze, ku protagonisti i filmave të famshëm Delta Force e Walter Texas Ranger tha se ishte ndër demonstrimet më të bukura të forcës që kishte parë ndonjëherë.

Tv Klan