Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish këtë të hënë për rreth 90 minuta drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat në një takim në “Vilën e Kuqe” në periferi të Tiranës.
Ashtu siç është bërë një rregull i përjavshëm tashmë, takimi me dyer të mbyllura mësohet se u fokusua te bilanci i takimeve që socialistët zhvillojnë me qytetarët çdo të premte në kuadër të nismës “Prania Besnike”.
Për këtë qëllim drejtuesit politikë të PS-së kanë raportuar me radhë lidhur me shqetësimet e ngritura nga qytetarët në këto takime dhe referimet e rasteve në institucionet përkatëse për t’i trajtuar dhe për t’iu dhënë zgjidhje.
Më herët, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se Prania Besnike nuk duhet të shërbejë thjesht dhe vetëm për të mbledhur hallet e qytetarëve, por edhe për të ndihmuar në funksionimin e institucioneve.
Paralelisht, po punohet edhe për platformën “Pasqyrë Albania”, një hapësirë e dedikuar për ankesat e qytetarëve, por edhe për transparencën e nismave të ndryshme ligjore.
/tvklan.al












Botërori 2026 
