Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 1 tetor një fotografi në rrjetet sociale me presidentin amerikan Donald Trump.

Në foto, përpos kreut të qeverisë shqiptare e presidentit të SHBA-ve, është edhe bashkëshortja e kreut të qeverisë shqiptare, Linda Rama.

Kryeministri Rama e shoqëron foton me fjalët: “Meqë nuk u takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me AI.

Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA

Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, Kryeministri u shoqërua nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në New York, Kryeministri Rama mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku mbajti fjalën e rastit.

Kryeministri mori pjesë në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Kryeministri Rama zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

/tvklan.al