Shqipëria është një vend i sigurt për investitorët. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në forumin ekonomik të biznesit mbajtur në Tiranë.

Kreu i ekzekutivit ka garantuar biznesin vendas dhe atë të huaj për mbështetje maksimale.

Sali Berisha: “Askund më mirë se aty ku ka rritje ekonomike nuk është të investosh, ndaj dhe të punojmë për anti-krizën dhe masat më të shkëlqyera anti-krim në konceptin tim janë krijimi i klimës sa më të favorshme për veprimtarinë tuaj për tërheqjen e investimeve, për aktivitetin e biznesit në Shqipëri”.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Ardian Fullani vuri në dukje rolin e këtij institucioni në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ardian Fullani: “Ndonëse ka ardhur momenti që buxheti i shtetit të bëjë pjesë të projekteve strategjike të investimeve sipërmarrësit privatë nëpërmjet programeve të përbashkët të financimit. Një rol shumë i rëndësishëm i takon dhe sistemit bankar. Të tjera bankare kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ajo ka qenë burim fitimi për bizneset dhe mendoj se ajo duhet të jetë shtylla në të ardhmen”.

Në mbyllje të forumit ekonomik të biznesit kryeministri Berisha preu shiritin e hapjes së panairit së 15-të, Klik Ekspo Klik, ku marrin pjesë rreth 800 biznese./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro