Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka postruar ditën e sotme një foto të veçantë me Lulzim Jasharin, djalin e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, nga përurimi i shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Horën e Arbëreshëve në Siçili.

“Me birin e një Heroi, te shtatorja e një Heroi! Së bashku me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit, në përurimin e shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve në Siçili, me rastin e Festës së tyre të Themelimit. E punuar nga duart e një tjetër shqiptari të Kosovës, skulptorit Gëzim Muriqi, statuja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut tani i përket përgjithmonë Horës, si një shenjë krenarie dhe kujtese për të gjithë shqiptarët kudo janë!”, shkruan Spiropali./tvklan.al