Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Urszula Gacek, është takuar me kryeministrin Edi Rama këtë të dielë. Takimi mes tyre është ende duke u zhvilluar dhe Klan News mëson se ata ndodhen në selinë e Partisë Socialiste.

Në fokus të diskutimeve të tyre mendohet të jenë zgjedhjet e 25 Prillit. Ky takim kryhet dy javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Misioni vëzhgues i ODIHR zyrtarizoi nisjen e procesit të monitorimit të zgjedhjeve në Mars.  Misioni i OSBE/ODIHR do të qëndrojë në Shqipëri deri në 17 Maj dhe pritet të dalë me tre raporte për zgjedhjet e 25 Prillit./tvklan.al