Transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin e tregut mediatik, ishin temat e diskutimit gjatë vizitës dyditore në SHBA të Kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi, me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
Ajo nënvizoi gjithashtu se është diskutuar mbi fenomenet e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në të gjitha format e saj.
“Kjo vizitë i shërben institucionit tonë, i cili tashmë nuk është më vetëm një përfitues, por edhe kontribues i politikave lidhur me integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”, shprehet Krasniqi.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, është pritur në Departamentin e Shtetit nga Zyrtari për çështjet për Shqipërinë, John Robbins, Zyrtari për Diplomacinë Publike për Çështjet e Europës Qendrore, Michael Marble dhe Zyrtari për Iniciativat e Politikave Ndërkombëtare, Evan Lord si dhe me figura të shquara të medias.
Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në DASH, pas asaj të vitit 2022.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 