Transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin e tregut mediatik ishin temat e diskutimit gjatë vizitës 2-ditore në SHBA të Kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi. Ajo nënvizoi gjithashtu se është diskutuar mbi fenomenet e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në të gjitha format e saj.

“Kjo vizitë i shërben institucionit tonë, i cili tashmë nuk është më vetëm një përfitues, por edhe kontribues i politikave lidhur me integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në SHBA pati takime në Departamentin e Shtetit dhe me figura të shquara të medias. Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në DASH, pas asaj të vitit 2022.

Tv Klan

/tvklan.al