Gazetarja: “Ora shënon 6:10 e mëngjesit dhe sapo është ulur avioni i cili ka mbërritur nga Iraku dhe që sjell 71 Forcat Paqeruajtëse Shqiptare, të cilët janë nisur në datën 16 prill të këtij viti. Ky është misioni i tretë i Forcave Shqiptare të cilat janë siguruar për të punuar në luftën kundër terrorizmit. Sidoqoftë, në shesh ka shumë familjarë të cilët kanë ardhur nga ana e anës dhe emocionet janë vërtet të forta dhe ndihen në këto momente. Kujtojmë që, përpara një jave, një mision tjetër paqeruajtës është nisur për në Irak. Kanë qenë 71 bij të tjerë tëcilët janë nisur për t’i shërbyer vendit të tyre atje.”
Pas përshëndetjes zyrtare me kryeministrin Majko, 71 paqeruajtësit shqiptarë të nisur në 2:30 të mëngjesit, sipas orës sonë, nga Aeroporti i Kuvajtit janë përqafuar nga familjarët e përlotur. Të mezipritur kanë qenë dy ushtarët që u plgosën dy muja më parë nga shpërthmi i një mine, Arben Abazllari 27-vjeç nga Hudënishti i Pogradecit dhe eligert Çela 21-vjeç nga Skrapari.
“I emocionuar, sepse sapo kam takuar njerëzit e familjes. Komandant i Skuadrës së Parë, Toga e Tretë. Dhe profesionzimi që kemi na ndihmoi.”
Gazetarja: “Vetëm kjo shenjë ka ngelur?”
“Vetëm kjo shenjë, nuk ka asnjë shenjë tjetër.”
Gazetarja: “Mendon se do të kalojë?”
“Shpresoj që po me ndihmën e mjekve që kemi pasur shqiptarë dhe mjekve…”
Gazetarja: “Dhe t’i nuk ke asnjë lloj problemi?”
“Jo, asnjë lloj problemi.”
Gazetarja: “Në qoftë se do të kërkojnë të rikthehesh prap, do të kthehesh?”
“Kjo nuk varet në dëshirën time, po ua lë dëshirën njerëzve fisit tim që të vendosin.”
“Tani shumë mirë.”
Gazetarja: “Po shikoj që shenjat i ka në qafë.”
“Me kaq është mirë, në luftë ishte.”
“Atje ishim në zonën e patrullimit. Zona quhet e Miçiganit, siç e kemi emëruar ne. Ishte ora rreth 2 e 20, 2e 25 me orën lokale të Irakut. Duke patrulluar, një zonë që quhet miçgan atje, ishte vendosur një minë surprizë, nëse ishte për ne a jo, nuk e dimë.”
Gazetarja: “Ju nuk vutë re gjë?”
“Ne nuk e vumë re. Ne kaluam dhe aty shpërtheu mina dhe ishte një shpërthim i fuqishëm, i tmerrshëm doja të thoja, megjithatë, falë stërvitjes që kemi bërë, i përballluam me sukses, i dhamë ndihmën e parë shokut.”
71 paqeruajtësit u nisën për në Zallherr për të dorëzuar pajimet e ndërsa do të pushojnë për pak ditë pranë familjeve të tyre.
/tvklan.al












Botërori 2026 