Aktorja e njohur Halle Berry ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes së mëparshme për kujdestarinë e djalit të saj 12-vjeçar, Maceo, në një kohë kur përplasja ligjore me ish-bashkëshortin Olivier Martinez është përshkallëzuar.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, aktorja pretendon se Maceo është kthyer nga qëndrimet te i ati “i zemëruar dhe agresiv” ndaj saj. Berry kërkon që ajo dhe Martinez të kenë sërish kujdestari të përbashkët dhe që të ketë të drejtën e vendimit përfundimtar në rast mosmarrëveshjesh.
Pavarësisht situatës, Berry kaloi fundjavën me djalin e saj në Los Angeles. Ajo u pa në një park trampolinash së bashku me Maceon dhe të fejuarin e saj, Van Hunt. Sipas një dëshmitari, aktorja qëndroi pranë djalit ndërsa ai luante futboll dhe madje refuzoi një selfie, duke thënë se ishte me fëmijën e saj.
Martinez, nga ana tjetër, kërkon kujdestarinë e plotë dhe e akuzon Berry-n për dhunë fizike ndaj djalit gjatë një incidenti më 26 shtator. Ai pretendon se aktorja e ka shtyrë Maceon dhe i ka vendosur duart rreth qafës.
Berry i ka mohuar kategorikisht akuzat përmes avokates së saj, duke i cilësuar ato “krejtësisht të pabazuara dhe qëllimisht mashtruese”.
Gjykata ka vendosur përkohësisht që Berry ta takojë Maceon katër ditë në javë, nga ora 10:00 deri në 20:00, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 16 tetor. Konflikti mes ish-bashkëshortëve pritet të vendosë në qendër të vëmendjes fatin e kujdestarisë së 12-vjeçarit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
