Liverpool e nis me derbin me Everton

Premier League do të kthehet në fushë me 17 Qershor, pas ndërprerjes 3 mujore për shkak të Covid-19. Federata e Futbollit zyrtarizoi kalendarin duke nisur nga ndeshjet e prapambetura të javës së 28. Aston Villa-Sheffield United do të jetë takimi i parë për këtë ditë, ndërsa në mbrëmje do të zhvillohet një përballje akoma më e fortë, Manchester City-Arsenal.

Liverpool që do të zhvillojë derbin me Everton i vlefshëm për javën e 30 më 21 Qershor është shumë pranë titullit kampion, pasi është shkëputur 25 pikë nga City i vendit të dytë. Sipas këtij programi ndeshje do të ketë thuajse çdo ditë për t’i lënë kohë ekipeve të pushojnë.

Gjithsej kanë mbetur 92 sfida të pazhvilluara në Premier League. Ndërkohë është aprovuar edhe ndryshimi i rregullores që lejon 5 zëvendësimet dhe 9 lojtarë në stolin e rezervave për pjesën e mbetur të sezonit.

Tv Klan