Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj këtë pasdite ishte në një lidhje Skype, për programin “Rudina”, në Tv Klan.

Ajo tregoi se në këtë periudhë izolimi janë bërë një familje e madhe, pasi me të dhe Markun janë gjithashtu fëmijët dhe prindërit e tij, së bashku edhe me mbesën e Markut, që mbeti tek ata për shkak të izolimit.

Rudina Magjistari: Ti je zhvendosur aktualisht, jeni në shtëpinë e Markut apo jo?

Rudina Dembacaj: Po në fakt, pothuajse është Marku tek shtëpia ime, pavarësisht se kjo është shtëpia e Markut. Kam ardhur unë para Markut.

Rudina Magjistari: Pse si ka ndodhur?

Rudina Dembacaj: Shtëpia ku jetonte Marku me prindërit dhe fëmijët u prish për pallat. Ndërkohë kjo vila ku jam unë tani ishte bosh, edhe vendosëm që të shpërngulesha unë këtu, pasi nuk kisha pse të jetoja ende me qira. Kam ardhur unë e para dhe i kam pritur të gjithë të tjerët këtu pastaj.

Rudina Magjistari: Është përshtatur mirë Viktoria aty?

Rudina Dembacaj: Viktoria është mrekulluar sepse unë e kisha parapërgatitur për shtëpinë e re dhe gjeti dhomën gati, gjeti ambientin e saj siç e donte. Edhe është ambientuar shumë mirë, madje është e dashuruar tani me shtëpinë sepse ka më shumë hapësirë, ka tre kate dhe ka oborr, se fëmijët atë duan, argëtimin. E ndien ambientin e saj, sepse ne kemi kohë që jetojmë këtu.

Rudina Magjistari: Kështu që tani jeni zhvendur të gjithë aty, je ti, është Marku dhe fëmijët e Markut apo jo? Të gjithë bashkë?

Rudina Dembacaj: Po për momentin janë edhe prindërit sepse në shtëpinë e prindërve u ndaluan punimet nga karantina. Prandaj them që po argëtohemi pafund. Është dhe mbesa e Markut që jeton në Itali, po ngeli këtu nga karantina./tvklan.al