Kanadaja u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Botës, pasi mundi Afrikën e Jugut me rezultatin minimal 1-0. Takimi i zhvilluar në Los Anxheles ishte i balancuar dhe me raste të shumta për të dyja skuadrat.
Afrika e Jugut e nisi në sulm, por Kanadaja reagoi dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi. Në pjesën e parë kanadezët kërkuan edhe një penallti, por pas konsultimit me VAR-in arbitri vendosi të mos e akordojë.
Ritmi mbeti i lartë edhe pas pushimit. Afrika e Jugut u bë më e rrezikshme falë ndryshimeve të trajnerit Hugo Bross, ndërsa Appollis testoi dy herë portierin Crepeau. Në anën tjetër, Jonathan David dhe Promise David iu afruan golit, por u ndalën nga Williams, protagonist me disa pritje vendimtare.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, në minutën e 91’ erdhi momenti vendimtar. Stephen Eustaquio goditi nga distanca dhe mposhti Williams, duke i dhënë Kanadasë fitoren 1-0 dhe kualifikimin në raundin tjetër, ku do të luajë me fituesin e takimit Holandë-Marok.
Kjo sfidë u transmetua në TV Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 