Argjentina regjistroi një fitore të madhe ndaj Uruguait në transfertë, kombëtare të cilën e mposhti 0-1.
Kampionët në fuqi të botës, triumfuan falë golit të shënuar nga Almada në minutën e 68-të. Në një ndeshje të luftuar dhe të tensionuar, miqtë e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Nico Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 95-të.
Me këtë sukses, Argjentina shkëputet në krye dhe blindon vendin e parë, pasi ndodhet në kuotën e 28 pikëve, 6 më shumë se Ekuadori i vendit të dytë.
Skuadra e Scalonit thuajse e ka siguruar kualifikimin për në Botëror, ndërsa pret vetëm matematikën për ta konfirmuar zyrtarisht. /tvklan.al