Një meteor goditi pasditen e së premtes Kubën perëndimore. Guri hapësinor ra pranë qytetit Viñales, duke mahnitur banorët që arritën ta shihnin me sy të lirë.

Momenti u kap jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga sistemi i radarëve atmosferikë, që e filmoi meteorin teksa fluturoi mbi provincën e Pinar del Rio.

Dëshmitarë të shumtë e përshkruajtën rënien e meteorit si dy shpërthime të fuqishme. Nga impakti u thyen dritare, ndërsa në shtëpitë që ndodheshin pranë ranë copa guri, duke tronditur banorët.

Ndërkohë, në internet, përdorues të shumtë kanë publikuar foto të gurëve që la pas meteori, por edhe video të momentit kur ai ra.

/tvklan.al