Nga 19 qershori, mjetet e rënda do të kenë kufizime të reja qarkullimi, kryesisht gjatë fundjavave dhe ditëve të festave zyrtare.
Këto masa janë caktuar nga Policia e Shtetit përgjatë gjithë sezonit veror dhe synon të ulë ngarkesën në akset turistike dhe të garantojë lëvizje më të sigurt në periudhën me fluksin më të lartë të qarkullimit.
Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kufizimet do të zbatohen deri më 15 shtator dhe prekin mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë.
ORARET E KUFIZIMIT TË QARKULLIMIT
E premte 15:00 – 24:00
E shtunë 07:00 – 24:00
E diel 07:00 – 24:00
PËR DITËT E FESTAVE ZYRTARE
Dita pararendëse 15:00 – 22:00
Dita e festës 07:00 – 24:00
Masat do të zbatohen kryesisht në akset me ngarkesë të lartë qarkullimi, veçanërisht në rrugët që lidhin zonat turistike gjatë muajve të verës.
Nga kufizimet përjashtohen mjetet e emergjencës, automjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si edhe transporti i mallrave të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen.
Autoritetet parashikojnë gjithashtu mundësinë e autorizimeve të posaçme në raste furnizimesh kritike ose situatash emergjente.
Policia e Shtetit u bën thirrje operatorëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë këto masa, me synimin për të ulur rrezikun e aksidenteve, për të shmangur bllokimet dhe për të garantuar një sezon turistik më të qetë dhe më të sigurt.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 