Çdo rajon apo land që ka numër të lartë infektimesh do të zbatojnë rregullat e reja për pandeminë

Në Gjermani masat anti Covid-19 do të miratohen me ligj në të gjitha landet federale. Ndryshimet në Ligjin gjerman për Mbrojtjen nga Infektimet do të miratohet në parlamentin gjerman në Bundestag.

Anëtarët e kabinetit të qeverisë federale gjermane miratuan ndryshimet ligjore për të zbatuar rregulloret e koronavirusit në landet gjermane.  Ndryshimet në ligj të quajtura  “frena e emergjencës federale” do të thotë që çdo rajoni në çdo land me një incidencë të lartë të COVID-19 do t’i kërkohet ligjërisht të zbatojë rregullat.

Megjithatë, afati kohor për miratimin e rregullave të reja mbetet i paqartë. Gjermania vijon që të ketë një ritëm të lartë të të infektuarëve. Në vetëm 24 orë rregjistruan mbi 10 mijë raste duke kapur një total prej gati 3.03 milion të infektuar. I lartë mbetet edhe numri i vdekjeve me gati 298 për një total 79 mijë humbje jete.

Nëse kufizimet e reja miratohen ato do të zbatohen në një rajon ose land ku shkalla e incidencës të rasteve të reja COVID i kalon 100 për 100.000 banorë për të paktën tre ditë rresht. Kur shkalla e incidencës bie nën këtë nivel për tre ditë rresht, kufizimet do të hiqen.

Takimet e njerëzve nga familje të ndryshme do të jenë të kufizuara. Dyqanet e shitjes me pakicë, përfshirë dyqanet e pajisjeve, duhet të mbyllen. Supermarketet dhe dyqanet e artikujve shëndetësore dhe të kozmetikës mund të qëndrojnë të hapura.

Teatrot, muzetë, kopshtet zoologjike, pishinat publike dhe palestrat duhet të qëndrojnë të mbyllura. Një nga masat më të diskutueshme është një ndalimqarkullimi natën, që do të zbatohet midis orës 21:00 dhe 05:00 të mëngjesit.

Fushata e ngadaltë e vaksinimit në vend për shkak të vonesave të dozave dhe skepticizmit që mbizotëron për vaksinat e tjera si dhe mos marrja e masave në kohë ka bërë që qeveria të përballet me kritika të shumta.

Klan News