“Kujdes nga moti i acartë”, këshillat për shoferët në këto ditë të ftohta



“Kujdes nga moti i acartë”, këshillat për shoferët në këto ditë të ftohta

09:07 17/01/2021

Moti i ftohtë gjatë fundjavës, ka bërë që në disa rrugë të vendit të ketë vështirësi me qarkullimin për shkak të borës ose ngricave. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka bërë thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes në këto ditë me mot të acartë.

“Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës”, thuhet në një postim të DPSHTRR-së.

Në fund bëhet thirrje për shoferët që të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit./tvklan.al






Të ngjashme