Këngëtari izraelit Noam Bettan është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2026, që pritet të mbahet në Vjenë.
Bettan u shpall fitues i finales së spektaklit kombëtar përzgjedhës “The Rising Star”, pasi mori përqindjen më të lartë të votave nga publiku, duke lënë pas dy finalistët e tjerë.
Këngëtari dhe kantautori izraelito-francez u vlerësua gjatë gjithë sezonit për performancat e tij të fuqishme dhe interpretimin skenik. Kënga me të cilën Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin ende nuk është bërë publike dhe pritet të prezantohet në muajt në vijim.
Ndërkohë, pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision vazhdon të shoqërohet me kontroversa politike.
Bashkimi Europian i Transmetuesve, EBU, ka qenë nën presion të vazhdueshëm për shkak të luftës në Gaza. Disa transmetues europianë, mes tyre nga Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia, kanë shprehur kundërshtime ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.
Megjithatë, EBU ka konfirmuar se Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
