Kupa e Azisë 2027, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar në Arabinë Saudite nga 7 janari deri më 5 shkurt, është shtyrë zyrtarisht për shkak të situatës së sigurisë në rajon.
Turneu me 24 skuadra është riprogramuar dhe do të zhvillohet tashmë nga 23 dhjetori i vitit 2027 deri më 21 janar 2028, në pritje të miratimit përfundimtar nga FIFA.
Vendimi i Konfederatës Aziatike të Futbollit erdhi pas një sulmi me raketa nga lëvizja Houthi e Jemenit në aeroportin e Riyadh gjatë muajit tetor, i cili la pas 13 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Në deklaratën zyrtare theksohet se rrethanat e jashtëzakonshme dhe vështirësitë e mëdha logjistike bënë të pamundur zhvillimin e kompeticionit në datat e përcaktuara.
Kjo klimë pasigurie ka prekur edhe sporte të tjera, duke çuar në anulimin e turneut të tenisit Six Kings Slam në Riyadh dhe pezullimin pa afat të turneut të golfit “Asian Tour”. Ky është edicioni i dytë radhazi i Kupës së Azisë që ndryshon kalendar, pas atij të vitit 2023 që u zhvendos në vitin 2024 dhe kaloi nga Kina në Katar prej pandemisë Covid-19.
/tvklan.al












Botërori 2026 
