Federata e Futbollit do të organizojë nesër, më 10 mars, hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025/2026.
Shorti do të hidhet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 15:00.
Katër klubet e kualifikuara në gjysmëfinale janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani.
Nga ky short do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni të rëndësishëm, që do të vijojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.
/tvklan.al












Botërori 2026 
