Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar datën për ndeshjet e fazës së 1/32-ve. 16 takimet do të luhen më 16 tetor.

Në këtë raund marrin pjesë dy ekipet e renditura në vendin e nëntë dhe të dhjetë në Superiore për sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

Në kalendarin e bërë publik, thuhet se të gjitha takimet do të luhen më 16 tetor, në orën 13:30. /tvklan.al