Pas Prishtinës, ish-ambasadori nga Kosova, Ahmet Shala, librin e tij “Kur heshtja flet” e promovoi edhe në Tiranë, mes figurave politike, akademikëve, studiuesve dhe personaliteteve të shumta.
Një vepër që është ngjizur nga ngjarjet më aktuale, gjyqi në Hagë kundrejt ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.
Vetë autori, më shumë se një libër, e quan një dëshmi të një padrejtësie ndërkombëtare që po bëhet në sytë e botës, në mes të Europës Perëndimore, me të vërteta të pathëna apo me të dhëna të fabrikuara.
Një punë shumëvjeçare kërkimore, me dëshmitarë dhe rrëfime njerëzore, që sjellin një pasqyrë të qartë të gjithë gjyqit që ka nisur që në nëntor të vitit 2020.
Studiues, historianë dhe politikanë e cilësojnë një libër që ngre pikëpyetje të thella mbi drejtësinë dhe të vërtetën.
Libri “Kur heshtja flet” vjen si një thirrje që zëri i të vërtetës për luftën e UÇK-së të ketë jehonë dhe të mos rrijë i fikur.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 