Nuk janë aktorë, por përmes teatrit u përpoqën që të përcjellin mesazhe për shoqërinë.
Studentë e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër sollën shfaqjen “Kur mungon fjala”. Drama vjen si sensibilizim për rastet e dhunës në familje.
Për të pranishmit erdhi historia e një të reje që përballet me dhunën dhe gjykimin në familje. Rrëfimi erdhi si një pasqyrë e realitetit dhe faktit se dhuna ushqehet nga heshtja, frika dhe pranimi i saj.
Kjo shfaqje tregoi se përmes teatrit nuk përcillen thjesht histori, por trajtohen edhe tema dhe diskutime me çështje të rëndësishme sociale.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 