Bukuroshja Flavia Harizaj është shpallur “Miss Universe Albania 2025”, ndërsa Dorea Shala është fituesja e “Miss Universe Kosova 2025”, të organizuar në Pallatin e Kongreseve dhe të transmetuar live në ekranin e Televizionit Klan.
Ato fituan kurorën e më të bukurës shqiptare në të dyja vendet, pas një gare të fortë me 23 vajza të tjera, gjatë një mbrëmjeje magjike ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.
Risi në spektaklin e këtij viti ishte se vajzat sfiluan përmes muzikës live të luajtur nga disa prej këngëtarëve më të mirë të muzikës shqiptare, si Pandora, Stine, Aleksandër Gjoka, Era Rusi, si dhe fituesit e talent show-t më të njohur “X Factor Albania”, Alis dhe Rigersa.
Flavia Harizaj dhe Dorea Shala do të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe Kosovën në eventin ndërkombëtar “Miss Universe 2025”, që këtë vit do të zhvillohet në Tajlandë më 21 nëntor.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 