“Asnjë gjykatë nuk mund të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Kështu deklaroi nga salla e Kuvendit, Albin Kurti pak ditë para se gjykata speciale të japë vendimin për 4 ish krerët e UÇK-së.
Kurti tha se vendimin po e pret me ankth.
Kurti deklaroi se akuzat e prokurorisë janë të padrejta.
Gjykata speciale në Hagë do ta japë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin më 16 shtator.
Ndërkohë të shtunën në Prishtinë u zhvillua një marshim në mbrojtje të çlirimtarëve.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” duke bërë thirrje për lirimin e ish drejtuesve të UÇK-së.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 