Përfundimi i numërimit të votave, sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, mundëson nisjen e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë. Në një prononcim për media ai ka thënë se fillimisht janë duke pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
“Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”.
Kurti është shprehur optimist edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.
“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të qeverisë”.
Ai vlerëson se bashkëpunimi me partitë opozitare është i domosdoshëm për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim, por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 