Kryeministri Albin Kurti pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula ka thënë se nuk kanë kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të bashkërendohen për përballimin e sfidave shtetërore.
Tha se ka gjetur mirëkuptim, gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja e re e vendit, Justina Shiroka Pula të bëjë publike qëndrimet e saj lidhur me disa çështje.
“Cili është qëndrimi i lidhur me zhvillimet e fundit për Ligjin për Dhomat e Specializuara, të drejtat e të akuzuarve, të drejtat e viktimave dhe respektimin e pavarësisë gjyqësore? Si do ta udhëheqë politikën e jashtme për rinisjen e dialogut strategjik dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA për avancimin e statusit të Kosovës në procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës?”, thuhet në reagimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë më parë faktori ndërkombëtar ka reaguar për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duke thënë se bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
/tvklan.al












Botërori 2026 