Derisa po rrjedh afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti theksoi nevojën për marrëveshje politike.
Arsyetohet se ka bërë përpjekje konkrete për bashkëpunim me partitë opozitare.
Sipas tij, LDK është takuar dhe ka marrë dy oferta, një për bashkëqeverisje dhe një tjetër për rrokadë në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa PDK ka refuzuar takimin dhe ofertat.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje. Nuk e di si mund t’i kemi 80 deputetë. Është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti përmendi edhe çështjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kujtuar kritikat e mëhershme ndaj saj dhe duke theksuar se ato, sipas tij, kanë rezultuar të pabazuara.
Më 28 prill është afati i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin e vendit, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 