Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e Botërorit, të gjithë pyesin se kush do të jetë fituesi i trofeut më të lakmuar të futbollit në botë. Dëshurat ndryshojnë nga llogaritjet. Këto të fundit nuk bëhen më mirë nga askush veç kompanive të basteve. Brazili është pretendenti kryesor edhe në këtë edicion. Pesë është koeficienti për Selecaon. Gjermania është në vend të dytë shumë pranë me 5.5.

Një nga skuadrat që shihet si favorite është Spanja me koeficientin 7, ndërsa Franca ndjek në vendin e 4 me 7.5. Argjentina mbyll listën e 5 skuadrave favorite me koeficientin 10.

Peruja dhe Senegali janë skuadrat që kuotohen më pak si fituese të Kupës së Botës me koeficientin 201. Golashënuesi më i mirë i edicionit pritet të jetë Lionel Messi, ndërsa pas tij vjen Neymar. Antonie Griezmann në vend të tretë, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin e 4.

Tv Klan