28 shtator 2026- Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në “Opinion” në Tv Klan analizoi fjalimin që dha kryeministri Edi Rama nga Rinasi në lidhje me masën e “arrestit në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hysenit.

Ajo u shpreh se ajo që ka zgjatur gjatë kësaj kohe te kryeministri janë vetëm fjalimet e tij, ndërsa sipas saj, dosjet në SPAK po shtohen.

Më tej, Mejdini tha se nëse kryeministri do t’u fliste shqiptarëve me transparencë, duhej t’u shpejgonte jo se kush ishte Vlora Hyseni, por kush është Ergys Agasi.

“Ajo çfarë ka zgjatur Edi Rama janë vetëm fjalimet e tij. Po ta shohësh, fjalimet e tij sa vijnë dhe zgjaten, ndërsa dosjet e SPAK sa vijnë dhe lartësohen.

Nëse Edi Rama donte t’u fliste me zemër të hapur shqiptarëve, duhet t’u thoshte jo se kush ishte Vlora Hyseni, por kush është Ergys Agasi”, tha ai.

/tvklan.al