Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave.

Ata janë Fatmir Kallashi banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë; Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al