Operacioni blic në zonën ekskluzive të Tapalpas i dha fund mitit të paprekshmërisë së El Mencho-s.
Por, vdekja e tij nuk solli paqe, por një kaos narkoterrorizmi.
Bllokime rrugësh, zjarrvënie masive dhe ekzekutime në rrugë janë raportuar në Meksikë në 48 orët e fundit.
Në mes të këtij kaosi, një emër po qarkullon si pasuesi i mundshëm. Ai është Juan Carlos Valencia González, i njohur me pseudonimin “El Pelón”.
I lindur në Kaliforni dhe me shtetësi të dyfishtë, 41-vjeçari nuk është thjesht një emër në listat e zeza, por djali i adoptuar i liderit të vrarë.
Sipas një deklarate të DEA-s, Juan Carlos konsiderohet si njeriu që kontrollon prodhimin e laboratorëve dhe tonelatat e drogës, që nisen drejt veriut.
Rruga e tij drejt pushtetit absolut nuk është e lehtë, thonë ekspertët, por Juan Carlos mbetet opsioni i fundit i “dinastisë” Oseguera, pasi dy djemtë e tjerë ndodhen në burg.
Ekspertët paralajmërojnë se pasi karteli të riorganizohet nën drejtimin e ri, një tjetër valë dhune pritet të godasë Meksikën.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 