Pas prezantimit të projektit të bashkëshortit të saj Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz me 5 yje në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump ka zgjedhur që edhe këtë vit të frekuentojë bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Kujtojmë që vitin e kaluar vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u ndal në bregdetin e Sarandës. Më pas ajo u ndal edhe në Butrint, Sazan dhe Kepin e Rodonit.

Ndërsa një ditë më parë, jahti i Ivanka Trump është parë sërish në bregdetin e jugut. Ditën e martë rreth orës 09.00 të mëngjesit, jahti luksoz është ankoruar në pjesën e bregdetit të Qeparoit.

Siç duket nga pamjet, jahti i Ivanka Trump duket pak metra larg bregut. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë shprehur dëshirën që të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë në ishullin e Sazanit për të ndërtuar aty hotele dhe vila luksoze.

Klan News