Gjykata Kushtetuese konstaton cenimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në një rast të ankimuar nga qytetarja Onejda Ymeraj, të cilës SPAK i sekuestroi telefonin në kuadër të një hetimi.
Telefoni iu sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe më pas u konfirmua nga Gjykata e Posaçme. Sipas Kushtetueses, kur sekuestrohet telefoni, rrjedhimisht ke fituar akses në korrespondencë, fshehtësia e të cilës është e mbrojtur me Kushtetutë.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, hetuesit mund të sekuestrojnë telefonin, por hapja dhe leximi i korrespondencës duhet të bëhet me autorizim të gjykatës, duke fokusuar kërkimin në lidhje me hetimin.
Pajisja e sekuestruar, deri në autorizimin e gjykatës, ndalohet të hapet, të nxirren ose të inspektohen të dhënat, si edhe pajisja duhet të mbahet e mbyllur me vulë sigurie.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
