Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu deri në këtë datë Kushtetuesja i ndalon edhe Kuvendit të Kosovës çdo veprim.
Gjykata tha se masa vlen deri në vendosjen e rastit pasi është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyç në Kosovë.
Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin
Gjykata Kushtetuese vendosi:të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës Kosovës në lidhje me Dekretin e 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi; Masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026.
Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, të premten.
Ai i kërkoi gjykatës që të vendoste sa më shpejt masën e përkohshme, pasi, siç shkruan ai, zhvillimet e metejshme do të kishin ndikim të madh në funksionimin dhe stabilitetin institucional të vendit, “duke krijuar një situatë të pasigurisë juridike dhe institucionale”.
Në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk ishin të pranishëm në seancë pasi ata kishin kërkuar PDK mbështet shpërndarjen e Kuvenditparaprakisht një emër konsensual. Rrjedhimisht seanca u ndërpre në mungesë kuorumi.
Presidentja Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi Presidenti i ri nuk u zgjodh deri në fund të ditës së enjtë, më 5 mars duke u thirrur në nenin 86 të Kushtetutës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 