Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin mbi bazë dokumentesh të padisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që kërkoi shpalljen e mases “arrest ne burg” si joproporcionale dhe antikushtetuese.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve, ndërsa nuk ka një datë për shpalljen e vendimit.
Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën.
Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai është një qytetar i zgjedhur sipas Kushtetutës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
