Duhej të ishte një seancë e shkurtër për të miratuar procesverbalin e seancës së kaluar, si dhe kalendarin e punimeve për 3 javët e ardhshme, por nuk shpëtoi nga debatet e gjata ku u përfshinë edhe deputetët e rinj nga të dyja palët.
Demokratët përdorën sërish të drejtën e marrjes së fjalës për procedurë, për të hedhur akuza ndaj qeverisë, gjë që për socialistët është e paprecedentë kjo tejzgjatje për një formalitet parlamentar.
Në debatet e forta u përfshinë edhe Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Flamur Noka dhe zëvendëskryeministrja Balluku, e cila nuk ngurroi të përballej me këdo nga radhët e së djathtës që i ndërpriste fjalën.
Në mungesë të dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, e cila po ashtu u shoqërua me debate mes palëve, kalendari i punimeve për tre javët e ardhshme u hartua nga Kryetari i Kuvendit dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
