Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu, në një konferencë për media, tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe pas konsultimeve përkatëse.
Ndërsa arsyetoji mungesën e takimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti me liderët e partive të tjera politike.
Kosova më 7 qershor mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi dështoi të zgjedh presidentin e ri pas mospajtimeve ndërmjet partive për një emër konsensual.
/tvklan.al












Botërori 2026 