Të hënën, parlamenti do të zhvillojë seancën e fundit plenare, që do të përmbyllë dhe këtë sesion parlamentar.
Në orën 10:00, ligjvënësit do të njoftohen për marrëveshjen që qeveria ka miratuar me SHBA-në për një hua 300 milionë dollarë për blerjen e sistemeve dhe pajisjeve në fushën e mbrojtjes.
Menjëherë pas njoftimit do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa në orën 17:00 do të rimblidhet seanca dhe dokumenti do të hidhet për votim.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 