Më pas çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese

Parlamenti pritet ta votoje të enjten e 10 Qershorit raportin e Komisionit Hetimor që kërkon shkarkimin e kreut të shtetit.

Konferenca e kryetarëve do të mblidhet të hënën për të miratuar axhendën 3 javore të punimeve të Kuvendit, por burime nga shumica socialiste pohojnë se dokumenti për shkarkimin e Ilir Metës nuk do të çohet për t’u votuar në seancë plenare të javës së ardhshme, por pas 2 javësh.

Që raporti të miratohet do të duhen 94 vota që dhe në votime të tjera siç ishte marrëveshja e 5 Qershorit apo ndryshimet kushtetuese socialistet kanë arritur që t’i sigurojnë.

Gjithsesi siç dihet me votimin në parlament procedura e shkarkimit të Presidentit nuk mund të quhet e përfunduar. Kjo pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendos nëse shkeljet e gjetura nga parlamenti e që në raport e komisionit cilësohen si shkelje të renda kushtetuese, janë në të vërtetë të tilla.

Aktualisht ky organ është me 7 nga 9 anëtare që duhet të ketë. Por gjithsesi çdo vendim i kësaj gjykatë përfshirë dhe ky për vlerësimin e shkeljeve kushtetuese nga ana e Presidentit, që pranohet kërkojnë të mbështetet nga shumica e anëtarëve që janë në detyrë. Pra të paktën 5 prej tyre duhet shprehen pro shkarkimit.

Mandati i Presidentit përfundon neë Korrik të 2022 dhe nëse ai do të përfundojë përpara këtij afati me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo do të përbënte precendentin e parë të shkarkimit të një Presidenti në vendin tonë.

Tv Klan